Gaz helmues në shkollë? Policia sqaron ngjarjen e Fushë Krujës

1200 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë Krujë janë evakuuar nga klasat ku ata zhvillonin mësim, pas dyshimeve se hedhja e një lënde në ambientet e shkollës u ka shkaktuar probleme në shëndet.

Nxënësit dhe mësuesit thane se alarmi është dhënë menjëherë, pasi disa fëmijë kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kanë patur marrje mendsh.

Menjëherë pas kësaj mësuesit kanë bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve jashtë.

Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk ka patur komplikacione te mëtejshme te shëndetit.

Drejtoria arsimore ka marrë masat duke pezulluar për këtë të hënë mësimin.

Më vonë, Policia e Durrësit sqaroi se nuk bëhet fjalë për rrjedhje gazi apo hedhje të ndonjë lënde në ambientet e shkollës.

Shkak për problemet është bërë fakti se pranë shkollës janë djegur mbeturina.

SHKARKO APP