Gaz helmues, plumba gome, arrestime dhe dhunë ndaj të rinjëve

Protesta e dytë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, u mbyll pas 4 orësh nga nisja. Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj protesta vijoi me përballjen mes demostruesve dhe policisë, duke përshkallëzuar në goditjen me gurë ndaj disa institucioneve, thyerjen e stolave, djegien e kazanëve të mbeturinave, semaforëve, sinjalistikës rrugore dhe shtyllave të ndriçimit.

Autoritetet u përgjigjën duke përdorur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me autobotet me ujë, gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome. Ka shumë arrestime të të rinjëve.

Protestuesit u shpërndanë herë pas here duke u ri-grumbulluar në vende të ndryshme, nga Ministria e Brendshme ku kishte zanafillën protesta e sotme në rrugë dhe institucione të tjera pranë qendrës, si Kryeministria, Ministria e Financave, Bashkia Tiranë, Kuvendi, apo dhe Muzeu Kombëtar.

SHKARKO APP