Gaz Paja tregon si e njeh nga afër Veliajn: Është njeri i punës

Artisti Gaz Paja gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Socialiste të Farkës, vlerësoi punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ka fatin ta njohë nga afër.

Duke treguar kështu se kryebashkiaku Veliaj është njësoj punëtor edhe në jetën e tij të përditshme.

“Dua të kem një vend të qetë ku të rris djalin tim. Kështu pra, kur vendosa që të kandidoj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, mendoj që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, sepse më besoni, nuk ka ndjesi më të bukur se sa të kontribuosh konkretisht për transformimin e qytetit tënd. Unë jam njeri i punës, e besoj këtë dhe punoj fort. Ndaj duke besuar këtë e mbështes lali Erin bashkë me shokët e vet. Kam fatin ta njoh edhe nga afër se sa fort punon ai. Kështu që i jam mirënjohës për të gjitha ato që ka bërë për qytetin tonë”, u shpreh artisti i mirënjohur Gazmend Paja.

SHKARKO APP