Gaz toksik, Shehu: Të nisin hetimet

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilëson reagim ekstrem veprimin e policisë për të hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës së sotme. Ai thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Postimi i plotë

Prokuroria duhet menjehere te filloje hetimet per reagimin ekstrem te policise me gazet tosike te perdorura sot ne shkalle te gjere. Ne protesten e sotme shqiptaret tranzmetuan dy karakteristika, qe perbejne nje garanci per zhvillimet e neserme, masivitetin me te madh ne historine e protestave tona me vendosmerine e pa lekundur per te luftuar per te drejtat themelore, per tju kundervene krimit, korrupsionit, arrogances, varferise etj. Regjimi demostroi perseri jo vetem arrogance e dhune, por dhe pa pergjegjshmeri te plote ne reagimin e tij ekstrem. Perdorimi masiv i gazeve toksike, jo vetem ndaj atyre qe kaluan kordonin policor, niveli shume i larte toksicitetit te tyre me pasoja serioze mbi shendetin e mijra e mijra qytetareve, gazetareve, protestuesve paqesore, perben nje veper te rende penale. Sot krahas lartesimit te pergjegjshmerise qytetare, zullumet e qeverisjes u trashen se tepermi. “Zullumi keputet duke u trashur”, askush nuk duhet ta harroje kete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?