Gazeta ”Daily Mail” i ”qepet” keq shqiptarit: Gan*steri po mburret me jetën pas hekurave

Selamet Mehmetaj është kthyer në personazhin më të ”dashur” nga media britanike ”Daily Mail”. Tabloidi shkruan se 30-vjeçari i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ka postuar foto në rrjetet sociale nga qelia e burgut. Mehmetaj postoi imazhe të tij në rrjetet sociale disa ditë pasi me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg.

Në fotot e postuar shihet se shqiptari ekspozon muskujt, i cili ka lënë edhe një mbishkrim në shqip ku thuhej: “Jeta është si një film”. Sipas mediave britanike ai ka veshur një bluzë të bardhë nga marka e tij e cila përmban tre shenja të pjerrëta në njërin krah.

”Daily Mail” shkruan se shqiptari ka postuar në platformën TikTok makinën e tij, që mesa duket kërkon ta shesë, teksa thuhet se autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin, pas denoncimit të bërë nga mediat për mbajtjen e telefonit brenda qelisë.

SHKARKO APP