Gazeta e madhe gjermane: Votuan dy herë Ramën, tani do votojnë PD-në!
Gazeta e madhe gjermane, një ndër zërat autoritarë në vend, Sueddeutsche Zeitung, publikoi një reportazh për Shqipërinë, teksa vendi po i drejtohet zgjedhjeve. Në qendër të reportazhit është familja e Tahir dhe Dëshira Muratit në Laç. Familja e prekur nga tërmeti thotë se kanë votuar dy herë për Edi Ramën, por këtë herë do të votojnë për PD-në.
“Ishte 16 shkurti kur Tahir Murati la kopshtin e tij piktoresk me perime dhe fruta për të shkuar në qendër të Laçit. 15 muaj më parë, qyteti i vogël në veri të Tiranës u godit nga një tërmet. Në këtë ditë shkurti, kryeministri Edi Rama do të vijë për të inauguruar fillimin e ndërtimit të spitalit të ri, që do të zëvendësojë atë që u shkatërrua nga tërmeti.
Në fakt Rama vjen i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe premton se do e ndërtojë spitalin për 4 muaj. Por banorët janë skeptikë.
“Herën e parë, Rama premtoi më 14 dhjetor se do e ndërtojë spitalin për gjashtë muaj,’ thotë Emarilda Leti nga Qendra Rinore Sebastia. ‘Gjatë muajve të fundit, fillimi i punimeve është njoftuar edhe katër herë të tjerë. Asgjë nuk ka ndodhur”.
Tahir Murati u zhgënjye gjithashtu në mes të shkurtit. “Sapo kamerat televizive u fikën dhe Rama u largua, makineritë e ndërtimit dhe punëtorët u zhdukën. Ishte një premtim tipik i Ramës- asgjë veçse mashtrime për fushatë”.
Kur gazeta jonë e vizitoi zonën e ndërtimit në mes të prillit, asnjë punim nuk po kryhej.
Murati, i cili ka qenë punëtor ndërtimi për vite me radhë, ka votuar Ramën, ish-piktori 2-metrosh në vitin 2013 dhe 2017. Ai dëshiron që shqiptarët t’i japin një mandat të tretë të dielën. Murati nuk do ta bëjë këtë. “Rama na premtoi ndryshim, rritje ekonomike, punësim dhe fund të korrupsionit. Asgjë nga këto nuk ka ndodhur”, thotë ai”.
Gazeta vijon më tej se që prej tërmetit, Murati vazhdon të jetojë në një çadër dhe kërkon vetëm një çati mbi kokë. Ai ka emigruar edhe drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, por e kanë deportuar. Këtë të diel ai do të votojë PD-në. /Syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

