Gazeta gjermane “Die Zeit” ka përgjimin për rastin Monstra

 

Gazetari i javores gjermane "Die Zeit", i cili është autor i intervistës në të cilën është transmetuar pohimi i liderit të LSDM-së se të dënuarit për rastin "Monstra" janë të pafajshëm, pohon se ka audio incizime dhe shënime për bisedën me Zoran Zaevin

Gazetari Ultrih Ladurner, i cili është bashkëpunëtor për politikë të jashtme për javoren me seli në Hamburg, në pyetjen nëse për tekstin e tij ka shfrytëzuar bisedë të incizuar me Zaevin ose teksti është shkruar në bazë të shënimeve të tij nga biseda, u përgjigj se posedon edhe audio material dhe shënime nga biseda, njofton MIA.

Paraprakisht Ladurner e postoi shkrimin edhe në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Atje, ai nuk përgjigjet në pyetjen nëse mund të konfirmojë se Zaevi me të vërtetë ka thënë se të dënuarit për rastin "Monstra" te Liqeni i Smillkovës janë të pafajshëm.

Pohimet e Zaevit të transmetuara në Maqedoni shkaktuan tensione të mëdha midis opinionit shqiptar. Veçanërisht midis familjeve, familjarëve dhe ithtarëve të të dënuarve për rastin "Monstra", të cilët pas arrestimit të tyre organizuan protestë masive në Shkup.

Lideri i LSDM-së Zaev dje përmes mediave të Maqedonia demantoi të ketë dhënë një deklaratë të tillë. Ai pohoi se deklaratat më të reja janë interpretuar gabimisht nga njëra prej gazetave më të vjetra gjermane.

SHKARKO APP