Gazeta “Zëri i Popullit” mbyllet në heshtje

 

“Zëri i Popullit” nuk është në treg. Gazeta zyrtare e Partisë Socialiste në versionin e printuar duket se është mbyllur me urdhër të  kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili nuk ka patur ndonjëherë simpati për të. Prej kohësh kryeministri Rama kishte paralajmëruar mbylljen e kësaj gazete.

 “Zëri i Popullit” me një tirazh të ulët e thuajse e papërfillshëm nga qytetaret prej kohesh nga një e përditshme ishte kthyer në një gazetë që dilte katër herë në javë, por prej dy muajsh shitësit thonë se ajo mungon tashmë në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta “Zëri i Popullit” doli për herë të parë në vitin 1942. Ajo i rezistoi edhe ndryshimit të sistemit komunist, pas viteve ’90.  Në vitin 2005, ajo arriti të shiste edhe rreth 35 mije kopje te shitura, por  prej dy muajsh gjendet vetëm në versionin on-line.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?