Gazetarët Hoxha dhe Qyno dalin nga SPAK: S’na kanë arrestuar ende
Gazetarët e kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë lënë ambientet e SPAK-ut, aty ku qëndruar për gati një orë. Në dalje ata nuk folën me kolegët gazetarë mbi arsyen e thirrjes apo për të konfirmuar lajmet e publikuara gjatë paradites së të hënës mbi masat e sigurisë ndaj tyre.
Para se të futeshin në SPAK, ata pohuan se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë. ”S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet të thotë Hoxha.
Nga ana tjetër, Sali Berisha i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si ”anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”.