Gazetarët në protestë, Ben Andoni: Qeveria kërkon pushtetin e katërt

Gazetarët vijojnë protestën para Kuvendit të Shqipërisë, duke deklaruar se paketa ”Antishpifje”, është një ligj dikatorial dhe censurë ndaj fjalës së lirë. Gazetari i njohur Ben Andoni, i pranishëm në protestë, tha se politika shqiptare nuk e do lirinë e medias dhe shtoi se qeveritë me këtë ligj do të kenë në dorë edhe pushtetin e katërt. ”Shteti nuk duhet të vendosë prangat se jam i bindur që nëse kjo qeveri që është si më mendjehapur vepron kështu, mendo ç’do ndodhë me qeveritë e tjera. Politikani shqiptar nuk e do lirinë e medias. Në e kemi në dorë t’i kufizojmë politikanët, dhe ky është faji jonë më i madh, ne nuk i kufizojmë politikanët, ne i japim të gjithë LIVE, ndërkohë që edhe ne mund të jemi një barrierë shumë e fortë për ta. Ne duhet t’i marrim me shumë rezerva politikanët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?