Gazetari afgan që po strehohet te “Qyteti Studenti” tregon pse ra Afganistani
Në Afganistan ai punonte si gazetar në njërën prej gazetave më të lexuara atje, por tani po strehohet në “Qyteti Studenti”, pasi talebanët rrëmbyen shtetin dhe në Kabul ka bombardime të frikshme.
Ai duket mjaft i tradhtuar nga qeveria afgane, e cila u largua pasi talebanët mësynë në të gjithë vendet në Afganistan. Sipas tij ata ishin shumë të korruptuar edhe pse në media artikulimi për luftën kundër korrupsionit nuk mungonte.
Pas zhgënjimit të madh me qeverinë e Afganistanit, gazetari për “A2cnn”, thotë se kohët e fundit u ndodhen mes dy zjarresh; nga njëra anë rënia e shtetit brenda pak orësh dhe nga ana tjetër ardhja e talebanëve me gjithë platformen e tyre që sipas tij është totalisht kundër të drejtave të njeriut dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ne vendosëm të largoheshim pasi shpresa atje vdiq.
Aktualisht ai është vetëm me gruan e tij, pasi familja e nuk gjeti asnjë mënyrë për t’u larguar duke u dorëzuar plotësisht në duart e talebanëve, dhe me frikën se çdo ditë mund të jetë e fundit për ta.