Gazetari denoncon zhvatjen e ambasadës/ “Ç’menduria alla-shqiptarçe”, ja si rritet çmimi i pasaportës

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka bërë një denoncim kundrejt ambasadës shqiptare në Greqi.

Në postimin e tij në facebook, Zinxhiria shprehet se, ambasada e vendit tonë në shtetin grek ka rritur sërish çmimin e pasaportës për shtetasit shqiptarë me banim në Greqi.

Sipas tij, Ambasada shqiptare detyron aplikuesit për pasaportë të paguajnë një tarifë prej 6.8 euro shtesë ne bankat greke, me arsyetimin se pasaporta u shkon drejt e në shtëpi. E kundërta ndodh me kartën e identitetit të cilën qytetarët mund të shkojnë ta marrin vetë dorazi në ambasadë.

Aktualisht marrja e pashaportës shqiptare në Greqi kushton 148.8 euro.

Postimi i plotë i Shpëtim Zinxhirisë në facebook:

Ç’menduria alla-shqiptarçe : Rritet tarifa e pasaportës në 148,8 euro..!

O shtet ku je…Edhe 6.8 euro të tjera në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Kjo është një vjedhje moderne, akoma nuk u ngopët nga mundi dhe gjáku i emigrantëve…?

Kjo është çmenduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmenduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës.

Pak kohë më parë emigrantët shqiptarë paguanin 142 euro për pasaportën dhe kartën e identitetit, por ambasada i detyronte emigrantët që t’i derdhnin parat e rinovimit në bankat greke kundrejt një pagesë prej 2.5 euro.

Sot vazhdon çmènduria e radhës po këta radhë me një tarifë plus prej 6.8 euro në kuriz po të emigrantëve me justifikimin se pasaporta di ju vejë në shtëpi, por…

Sikur të mos mjaftojë kjo çmènduria tjetër është se pasaporta nuk u vjen në shtëpi emigrantëve sëbashku me kartën e identitetit edhe pse këta kanë paguar tarifën plus 6.8 euro pa u pyetur fare.

Kartën e identitetit duhet të shkojnë e ta marrin në ambasadë, pra ka vend për të marrë kartën por jo pasaportën.

Gjithashtu theksohet se vetem një e treta e godinës së ambasadës shfrytëzohet, por janë zhvatesit apo banditë që nuk lejojnë menaxhimin sa me te mirë të kësaj situate.

Megjithatë emigrantët edhe kete radhe duhet të fusin gjithnjë e më thellë dorën në xhepin e tyre përball këtij korrupsioni të paparë më parë…

Më e keqja eshte se heshtin shoqatat heshtin strukturat politike heshtin te gjithe…

SHKARKO APP