Gazetari Ferhati: Sekreti që po mbajnë SPAK dhe Policia për Ahmetajn

Gazetari Eni Ferhati thotë se është e lehtë për të verifikuar se kur ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj iku nga vendi. Për të mjafton të shikohen të dhënat e TIMS për t‘u zbuluar e vërteta, por as SPAK as Policia apo institucionet e tjera nuk kanë dashur ta bëjnë publik këtë informacion.

“Shkresa është hartuar në datën 7 korrik, të premten. Në të njëjtën ditë është siguruar edhe dëshmia e punonjëses së administratës, e cila ka dëshmuar para prokurorëve të SPAK-ut se është ndier nën presion nga Arben Ahmetaj, fillimisht për landifllin e Durrësit, e më pas për Tiranën. Mesa duket është pritur dhe kjo dëshmi që shkresa të dorëzohej në Kuvend.

Unë nuk e di nëse ka qenë mundësia për t’u dorëzuar atë ditë, unë nuk e di se si dërgohet një material i tillë, nëse është dërguar me postë apo në rrugë fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmetaj pretendon se është larguar para se shkresa të dërgohej në Kuvend, apo të hartohej nga SPAK, këtë e zgjidh shumë kollaj sistemi TIMS që këta nuk duan ta tregojnë as SPAK-u as policia dhe gjithë institucionet me radhë, nuk e di për çfarë arsye dhe nuk dua të dalë në teori konspirative”,-tha në një intervistë për Euronews Albania

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?