Gazetari gjerman: BE në qershor bën lëvizjen e madhe për Shqipërinë

Gazetari gjerman në Bruksel, Jack Parrock me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Shqipëria pritet të marrë një lajm të madh së shpejti. Sipas tij në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe për sa i përket vendit tonë.

“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë.

Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.

/abcnews.al/

SHKARKO APP