Gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar pendimin e Artan Tafanit, anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, i cili çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme, thotë se është një djalë që tentoi të vjedhë në Tiranë, u kap dhe u bë i penduar.

“Lushnja nuk ishte goditur kurrë, nuk ishin identifikuar këto vrasje. Më behet qejfi që është futur në zbardhjen e vrasjeve, ndërsa ishte një aktivitet kriminal që zgjaste prej 5 vitesh. Ky grup ishte i drejtuar nga Laert Haxhiu i cili është i arrestuar në Greqi, megjithëse mendoj se do jetë i vështirë procesi i ekstradimit. Janë dy djem që banda e Aldo Bares ka kryer krime ndaj familjeve të tyre, u rritën dhe krijuan një grup që ishin 18-19 vjeç kur tentuan t’i vrisnin nipin Aldo Bares. Nuk ia vranë dot, vranë dy djem të tjerë që nuk kishin lidhje në këtë histori. Bënë vrasje të tjera. Orgest Bilbili që u kap gjatë pandemisë, u dënua me burg përjetë.

Një ndër vrasjet më të rënda që mund të jetë kryer dhe e zbardhur tani, është një vrasje e ndodhur në Peqin në 2021, e kanë rrëmbyer dhe torturuar në çdo formë, një nga “ushtarët” e Aldo Bares. Sa kishte dalë nga burgu, e rrëmbejnë me Lushnjë, dhe e çojnë në dalje të Peqinit, e torturonin psikologjik, njihej si “kinezi” (Alban Semaku) dhe i thoshin nëse ikën me vrap do shpëtosh.

Sa ikte, e qëllonin me pistoletë. E përsëritën disa herë dhe më tej e vranë, teksa tentonte të kapërcente një mur. Është një torturë psikologjike, ku në çdo moment ti mundohesh të shpëtosh. Laert Haxhiu nuk ka ndonjë arsimim, por ka nuhatje të madhe. Laerti me Bledar Jambellin kanë një marrëveshje bashkë dhe nëse drejtësia greke do i lërë të lirë, do ketë rrezik, se kanë lidhje, kanë para, kanë nuhatje.

Jambelli jam i sigurtë se do dalë, se ka pasaportë greke. Ndërsa Haxhiu nëse lihet, do jetë një ndër grupet më të rrezikshme dhe serioze. Mund të kryejnë krimet që janë nisur, por mund të marrin dhe porosi. Laert Haxhiu ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë, i vranë dhe të afërm dhe ashtu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, po ashtu dhe Orges Bilbili”, tha Bregu.

SHKARKO APP