Gazetari Hila tregon pse Rama nuk do ta shohë Berishën në burg

Gazetari Dritan Hila teksa ka folur për vendimin e Kuvendit që i hoqi me 75 vota imunitetin liderit historik të PD-së, thotë se kryeministri Edi Rama nuk e dëshiron Berishën në burg, pasi krijohet precedenti dhe nuk dihet ku përfundon historia.

”Nuk besoj se Rama ka ndonjë qejf të madh që ta shoh Sali Berishën në burg sepse është një histori pastaj që nuk dihet se ku përfundon. Rama ka figura të rëndësishme të PS në burg, si Dako, që e ka pranuar që e ka mik, por dhe Koka, një ish-ministër dhe për të vazhduar me të gjithë të tjerët. I është arratisur zëvëndëskryeministri dhe Rama nuk do të donte t’i ndodhte kjo. Prandaj nuk e shoh këtë si një aksion të Ramës por si një aksion të amerikanëve.

Berisha do të doja të kishte kurajon e Fatos Nanon, i cili kur i hoqën imunitetin tha se kjo është një inciativë e Chris Hill, i cili ishte sekretar në ambasadën amerikane, figura numër 2, i cili ishte shumë aktiv në heqjen e imunitetit dhe arrestimit të Nanos dhe bën mirë që Berisha ta identifikojë dhe të thotë që kam amerikanët përballë, dhe mos të futë kotë Ramën këtu pasi Rama nuk është një nga aksionerët kryesor këtu”, tha Hila në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP