Gazetari himarjot tregon si e sheh elita greke Himarën: Jerusalemi ynë

Shteti grek është përfshirë në ngjarjes e Himarës, ku Fredi Beleri u arrestua për blerje votash. Gazetari himarjot Stavri Marko, thotë se elita greke e konsideron Himarën si “Jerusalemi i Greqisë”. Marko u shpreh se ndikimi i qeverisë greke të Kyriakos Mitsotakis në zgjidhjen e problemit të pronave për himarjotët është minimal. Sipas tij, Fredi Beleri duhet të lirohet.

“Prona ka qenë vendimtare në dënimin që Himara i dha qeverisë, që administronte edhe bashkinë. Micotaqis nuk ka ndonjë ndikim të madh, sepse si Micotaqis, edhe kryetarët e partive të tjerë si Cipras janë prononcuar për Belerin dhe Himarën.

Cipras ka pasur një përplasje me Ramën, saqë nga Bukureshti në 2017 i ka dhënë edhe një ultimatum për ligjin e pronës, që pati një ndalesë me deklaratën e ashpër të Cipras. Micotaqis nuk ka bërë asgjë për të ndalur grabitjen e tokave të himarjotëve në mënyrë ligjore për t’ia dhënë oligarkëve nga Tirana.

Nuk ka peshë të madhe, por që elita greke e konsideron Himarën si Jerusalemin e saj. Ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut”, tha gazetari.

SHKARKO APP