Gazetari Hoxha tregon në “Të Paekspozuarit” lojën e Berishës: Në fund i caktuan “patronazhisten”

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka shpjegur të gjithë procesin ku Sali Berishës nuk i dorëzonin dot letrat e gjykatës edhe pse ai shfaqej me orë të tërë drejtpërdrejt në media. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha renditi edhe avokatat që shteti i caktoi Berishës kryesisht, duke përfunduar te një person që ngjante me militante të Partisë Socialiste, pasi postonte shpesh statuset e kryeministrit Rama në rrjetet sociale dhe tani duhet të mbronte Berishën në gjykatë.

“Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake.

Ditën e shtunë, policia ka shkuar të dorëzojë vendimin e gjykatë, në banesën e Berishës. Oficerët kanë vajtur nga selia në banesë. Në ambjentet e selisë së PD, oficerët kanë komunikuar me drejtuesit atje dhe i është thënë drejtohuni te qytetari në banesë jo në seli. Kjo histori zgjati të martën, ku u vendos të bëhej seanca në gjykatë, që është thjesht formale gjithsesi, nuk merret ndonjë vendim aty. Ditën e hënë u bë komunikimi për Malltezin dhe Bektashin, ku mbeti vendimi në fuqi. Avokatët e Berishës, që ishin me prokurë, kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga seanca dhe pastaj kohë për t’u njohur me dosjen. Kur panë të nesërmen që gjyqtarja nuk pranonte të hiqte dorë nga cështja dhe gjykata rrëzoi kërkesën, vendosën të largohen nga seanca.

Gjykata vendosi avokat kryesisht, që u caktohen zakonisht personave që nuk kanë mundësi, pra shtresat në nevojë, apo të huaj. Gjykata hapi librin aty dhe i pari në listë qëllon Artan Simoni. Zoti Simoni sa u bë gati të merrte fashikullin, u gjet që kishte mbajtur qëndrime publike, të kundërta me klientin që duhet të mbronte.

Në momentin që u konfirmua, u caktuan dy avokate të tjera, të cilat si fillim pranuan të marrin materialin, por më pas dhanë dorëheqjen. Atëherë, seanca vijoji me Valentina Todoresku, avokate tjetër. Rezultoi se kjo kishte patur qëndrime, kishte shpërndarë statuse të kryeministrit, dukej si patronazhistet. Që të mos humbej kohë më tej, ajo thjesht mori pjesë në seancë, nuk ka patur mundësi as të shohë letrat, thjesht ka qenë aty. Avokatët e caktuar kryesisht, u caktohen qytetarëve që do të shkojnë në burg, ai avokati duhet thjesht që ky ka patur një avokat. Avokati kryesisht nuk të mbron se nuk paguhet për të të mbrojtur. Në vendimin e sotëm, ajo që nuk dinim nga vendimi i të premtes, është fakti që Berisha të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji, në orën 10:00 duhet të paraqitet para OPGJ-së, Adelajda Metaj”, tha Hoxha.

SHKARKO APP