Gazetari i kujton Kodin Rrugor Ramës: I papërgjegjshëm totalisht! Për propagandë rrezikoi jetën e dy fëmijëve
Mëngjesi i sotëm nisi ndryshe për Aurelin dhe Alesion dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.
Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën ‘Ahmet Zogu’ në Kamëz.
Por teksa Rama këtë xhiro e sjell për publikun për efekte propagandistike, është gazetari Flamur Vezaj i cili i kujton kreut të Qeverisë, se sot ai ka rrezikuar seriozisht jetën e dy fëmijëve, duke mos i siguruar ata me rripi e sigurimit.
Dhe për këtë fakt, gazetari i kujton Ramës parashikimet e Kodit Rrugor sipas të cilit, Rama sot duhej gjobitur me një3 shumë që varion nga 5000 deri në 15 000 lekë të reja.
Reagimi i plotë i Vezajt
Po Zahos, i vendos rripin e sigurimit gjatë udhëtimit!?
Papërgjegjshmëri totale!! Vetëm për shoë dhe propagandë KM rrezikoi jetën e dy fëmijëve teksa po i transportonte për në shkollë! Mirë që i rrezikoi jetën, por edhe nuk e vrasin mendjen se çfarë thotë ligji apo Kodi Rrugor!
Zbatim i ligjit sipas standardeve të propagandës!
Këtu po rendis fjalën e ish-drejtorit të policisë rrugore në Tiranë dhënë në media në momentin e ndryshimit të Kodit Rrugor dhe evidentimit të rasteve të udhëtimit të fëmijëve me makinë pa ulës (sediljen extra) e rrip sigurimi!
“Nëse një fëmijë konstatohet pa pajisjen fiksuese (ulëse për fëmijë), apo pa rripin e sigurimit, atëherë përgjegjësia bie mbi personin përgjegjës që mund te jetë gjithashtu drejtuesi i mjetit. Dhe nëse është drejtuesi i mjetit, përveç masës me gjobë këtij të fundit i pezullohet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga 6-12 muaj. Gjoba është e njëjtë nga 5000-15.000 Lekë të reja”!!
Kjo vlen për popullin jo pushtetarët! Turp!