Gazetari i Ora tregon çfarë ndodhi në Kavajë

Një takim elektoral i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Kavajë u shndërrua në akte të mirëfillta dhune ndaj grupit të xhirimit të Ora News dhe gazetarit Ronaldo Sharka.

Në një intervistë në studion e Ora News, gazetari Ronaldo Sharka ka treguar të gjithë ngjarjen.

“Unë isha me mikrofon, me bexh, me logo, lehtësisht i identifikueshëm dhe i drejtohem zotit Veliajt, siç i tregohemi zakonisht, për pyetje të opinionit publik, por situata ishte shumë e rëndë dhe aty kuptova që diçka nuk shkonte. Nuk ishin truprojat e Veliajt, truprojat e bashkisë që e mbrojnë atë nga mediat. Kjo është bërë normale tashmë për mua dhe kolegë të tjerë. Por ishin njerëz që unë nuk i kisha parë kurrëNuk kishin bexh, nuk ishin policë, nuk ishin security“, tha Sharka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Sharka ka edhe një apel për organet ligjzbatuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi Veliaj mbaroi aktivitetin e tij, e prita. Bodyguardët e tij stepen dhe janë sërish këta njerëz që unë uroj policia të marrë masa, ti identifikojë. Njerëzit që më dhunojnë mua, operatorin dhe shoferin e Ora NewsUnë nuk e di kush i ka organizuar këta të rinj“, apeloi gazetari Sharka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?