Gazetari: I thua dot Berishës largohu? Lela: Pse ishte më mirë Basha?

Gazetari Anri Bala, pati një moment debati me zëdhënësin e PD Alfred Lela dhe kandidatin Aulon Kalaja. Për të kjo opozitë është më e keqja që ka pasur ndonjëherë vendi dhe demokratët duhet t’i kërkojnë largimin Berishës.

Anri Bala: Nuk e thotë askush që është qeveria më e mirë, ju jeni opozita më e keqe që ka parë ky vend.

Alfred Lela: Kur ishte më e mirë kur ishte Basha?

Swiss Digital Desktop Reklama

Bala: Më mirë ka qenë Basha. Ti nuk je opozitë, është Arlind Qorri, Agron Shehaj, nuk jeni ju. Ju keni hyrë të humbni dhe për turpin tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lela: Pse i latë me 1 mijë vota.

Bala: Ligjin me lista të mbyllura e keni bërë prap ju humbësit.

Lela: Si more e kemi bërë ne. E ka bërë kodin Edi Rama.

Bala: Ju qani hallin pse u katandisët me aq pak vota, mos qani hallin e kalorësit. A keni këllqe t’i thoni atij zotërisë largohu?

Kalaja: Ti je thjesht patronazhist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?