Gazetari: Kili përdori vaksinën kineze dhe infektimet nuk ranë, sot hyri sërish në karantinë

Nga Klodian Tomorri –
Ky mire beri qe i mori keto vaksinat kineze. Por problemi me kete coronavac-un eshte se nuk e di askush me saktesi sa efektive eshte per te parandaluar infektimin.
Ne fillim kinezet thane se eshte 91 per qind efektive. Pastaj, kur nisi ta perdore Brazili, provat klinike te bera nga mjeket braziliane, dolen ne perfundimin se ishte 50.4 per qind efektive.
Me vone e provuan turqit, te cilet raportuan efikasitet ne masen 80-83 per qind. Por edhe sot askush nuk e di tamam sa efektive eshte.
Problemi eshte se kinezet jane kineze dhe nuk e kane shume qejf transparencen. Kompanite kineze qe kane prodhuar vaksinat, nuk i publikojne te dhenat qe ekspertet e pavarur te mund te bejne peer review, pra vleresim te pavarur shkencor.
Pavaresisht thirrjeve dhe presioneve ndaj kompanive kineze prodhuese, perfshire Sinovacun, per te publikuar te dhenat, ato vazhdojne t’i mbajne sekret. Kjo eshte arsyeja se pse Perendimi nuk i merr seriozisht ne konsiderate ato si vaksina, pervec ndonje vendi si Hungaria.
Qe efektiviteti i vaksines kineze eshte me i ulet se Pfizeri apo Moderna, kjo eshte e sigurte. Per kete mjafton te krahasohet trajektorja e epidemise ne Izrael dhe ne Kili.
Kur Izraeli arriti te vaksinonte gjysmen e popullsise me dozen e pare te Pfizerit, numri i infektimeve filloi te binte me shpejtesi nga dita ne dite.
Kili ka vaksinuar mbi gjysmen e popullsise me dozen e pare te Sinovacut dhe 20 per qind te popullsise me te dy dozat. Ne Kili, infektimet jo vetem qe nuk po bien, por vazhdojne te rriten. Sot qeveri kilene e futi serish vendin ne karantine totale.
Do Zoti, tek ne do te funksionoje. Jo per gje, por e kemi blere edhe me shtrenjte se Pfizerin kete vaksinen kineze ne, madje sakrifikuam edhe fondin rezerve te buxhetit qe ne mars.

SHKARKO APP