Gazetari Koka zbulon të korruptuarit që bënë “paketën antishpifje”
Protesta e gazetarëve përpara parlamentit tashmë ka filluar. Analistë, përfaqësues të shoqërisë civilem aktivistë i janë bashkuar protestës.
Gazetari Bledian Koka u shpreh se paketa antishpifje është iniciativa më banale dhe se ky është momenti që të gjithë duhet të flasin.
Sipas Kokës ndërkombëtarët nuk janë ndërgjegjësuar aq sa duhet për rrezikshmërinë që paraqet miratimi i kësaj pakete.
“Është hera e parë që marr në protestë është sfidë që po na bën qeveria e cila paralajmëron kohë jo të mira për median. Nëse nuk flasim sot nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Ky është një mesazh që ne i cojmë jo vetëm parlamentarëve tanë por edh e komunitetit ndërkombëtar që për mendimin tim nuk është ndërgjegjësuar aq sa duhet, ne i kushtojmë shumë vëmendje ndërkombëtarëve. Parlamenti ynë dihet çfarë brumi ka brenda, është e pamundur që ne të shpresojmë që nga ai parlament të dalë diçka e mirë, është banale situata”.
Ne sot mund të kemi të njëjtët deputetë të cilët i ftuam të na thonë se pse po na e mbyllin gojën, janë të njëjtët njerëz që dje betoheshin se ligji është i mirë dhe mbron të drejtat e njeriut. Dëgjova Vasilika Hysin dje që thoshte se ligji mbron qytetarët. Vasilika Hysi, Edi Rama, Musa Ulqini, Fidel Ylli, këta njerëz që kanë votuar PPP, check up-ët dhe aferat më korruptive që e kanë vjedhur këtë vend, sot na betohen që po bëjnë ligj për mediat. Qytetarëve duhet t’ja u shpjegojmë se këto janë pjesë e propagandës së tyre”, tha Koka.