Gazetari mallkon Ramën: Autoambulanca me 140 në orë, do merrte klientët
Gazetari Piro Nase përmes një postimi në facebook, thotë se ishte dëshmitar i aksidentit tragjedik që i mori jetën 10-vjeçarit që ishte duke pritur në Kakavijë për të kaluar në Greqi. Sipas tij, autoambulanca ishte me 140 në orë dhe nxitonte për të marrë klientët e radhës prë ti çuar në doganë.
Postimi i plotë
O nekrofil, o maskara, o qelbësirë o çfarë epiteti të të vendos ty unë? O hale, po fëmija u shtyp nga autoambulanca dhe jo femija ‘shtypi’ autoambulancën siç e dhe sot pretencën në emër të prokurorit një ditë para vendimit të gjykatës.
O plehrë po une isha aty o fundërrinë dhe e pashë që makina e spitalit ishte me 140 në ore se nxitonte të merrte klientët e radhës për t’i çuar në Kakavije kundrejt eurove.
Ne nga jugu kur duhet të mallkojmë dikë kemi një shprehje që ty të vjen per shtat ‘të hëngsha drekën’.