Gazetari Manaj: “Wizz Air” si urban, ndryshon destinacion pa njoftuar pasagjerët
Avioni i linjës “WizzAir“ në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi. Kjo ndalesë u bë pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke, të cilët u lanë në atë destinacion.
Lajmin e bën të ditur gazetari Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.
“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë! Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.
KOHA JONË SONDAZH

