Gazetari maqedonas: Kryeparlamentari ka gisht në vrasjen që u faturohet shqiptarëve

 

Zoran Bozhinovski, gazetari kontravers maqedonas, në profilin e tij në facebook ka akuzuar kryeparlamentarin Trajko Veljanovski se ka gisht në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.

Për rastin në fjalë, 5 shqiptarë vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, për të cilët ende gjykatat nuk ka sjellë argumente as përafërsisht bindëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoran Bozhinovski thotë se ai ka disa argumente të cilat kanë arritur tek ai, porse nuk mund t’i publikojë. Ai ka thënë se mund të parashtroj dy pyetje publike në adresë të Veljanovskit:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Veljanovski, çfarë kërkuan djelmoshat në shtëpinë tuaj disa orë para se TË VRITESHIN?

2.A jeni të gatshëm ztr.Veljanovski të dëshmoni për këtë rast; JU, bashkëshortja juaj, djali dhe vajza juaj dhe pjestarët e sigurimit tuaj?

Bozhinovski u ka bërë thirrje të  gjithëve që ta shpërndajnë postimin e tij, duke thënë se vërteta duhet të dalë në shesh. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?