Gazetari Marash Mirashi përkujton themelimin e KOHA JONË: 31 vjet në gazetari, në dimrin e stërgjatë shqiptar

Nga Marash Mirashi

31 VJET NË GAZETARI, NË DIMRIN E STËRGJATË SHQIPTAR
Fiks 31 vjet më parë, më 11 Maj 1991, nisa të punoj si gazetar në gazeten e pare te pavarur “Koha jonë”. Kjo është dhe dita e themelimit te gazetës. Per disa numra isha dhe kryeredaktori i “Koha jonë”. Stafi i atehershem, full time, perbëhej nga fare pak gazetarë, ndër më të talentuarit dhe kurajozët si Nikoll Lesi, Martin Leka, Zef Pergega, Mark Simoni, Alfons Zeneli, Tom Therçaj, Aleksandër Frangaj, Edmond Kaçeli, Zef Shtjefni. Ndjesë për ndonjë harresë të mundshme! Për afro një vit punuam së bashku me idealizmin e moshës dhe të kohës, duke përçuar tek shqiptarët shpresën për më shumë liri dhe të drejta njerëzore. Pas një viti, si shkak i mosmarrëveshjeve, stafi u përça dhe secili mori drejtimin e tij në gazetari, por mbetëm miq. Çdonjëri nga ne kaloi përmes peripecive dhe vështirësive nga më të paimagjinueshmet. Krenar qe në dimrin e stërgjatë të Shqipërisë, as nuk lejuam të na nëpërkëmbin dhe as nuk do lejojmë në vazhdimësi! Sot, pas plot tre dekadash, dua te falenderoj të gjithë kolegët e atëhershem për bashkëpunimin, duke iu uruar mbarësi në profesionin e vështirë të misionarit të fjalës së lirë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?