Gazetari në ”riedukim” nga Rama, OSBE: Raportimi i lirshëm është thelb i demokracisë

Kryeministri Edi Rama dërgoi pak ditë më parë për ”riedukim” për 3 muaj gazetarin Klevin Muka. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, thekson se është e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë lirisht informacion.

“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, shkruan prezenca e OSBE-së në vendin tonë.

Po ashtu OSBE-ja nënvizon përmes një postimi në Twitter, se liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?