Gazetari: Nëse ligji për mediat kalon, do bëhemi si Koreja e Veriut
Gazetari Enton Abilekaj tha në tryezën e opozitës për paketën antishpifje të qeverisë, se nëse kjo paketë kalon në Kuvend, do të jemi të ngjashëm me Korenë e Veriut.
Duke u shprehur se “ujku nuk mund të zgjidhë problemet në këtë vend”, Abilekaj deklaroi se duhen thirrur ambasadorët si të vetmit faktorë që mund të ndalin këtë ligj.
“Nese nuk do te kishim mediat do te shihnim se si njerezit do t’i puthnin dorën kryeministrit. Pas këtij ligji do te shohin vetëm skena te tilla. Do te jemi te ngjashem ne Korene e Veriut. Media po mundohen te perfaqesohen tek te gjithe shqiptaret. Rama ka afesi te aktroje dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyroje realitetin se njerezit nuk kane ku te flene?
Pas ketij ligji nuk do te kene ku te flasin. Duhet te veme perpara pergjegjesise qeverine. Mbeshtetja duhet te jete nga te gjithe njerezit. Opozita nese nuk ka media te lire nuk mund te jete e lire te shprehe shqetesimet e veta. Ujku nuk mund te zgjidhe problemet ne kete vend. Ne kemi gabimet tona sepse jemi në ballë të qeverisë.
Ne duhet te mendojme si do te veprojme pas kesaj. Te therrasim ambasadoret si te vetmit faktore qe te ndale kete. Nuk eshte nje problem per nje grup gazetaresh por per nje standard qe nuk duhet te preket. Nuk mund te jemi vend kandidat ne BE nese nuk ka liri te shorehjes dhe kete e sfidon Edi Rama qe vendi i tij eshte vend anetar ne KiE”, u shpreh Abilekaj.