Gazetari Neza: Nuk mund të bëhet gazetari me automatikun në tavolinë

Sami Neza, gazetar dhe studiuesi i mediave ka dënuar mësymjen e televizionit  Ora dhe Ora News nga policia, duke deklaruar se asnjë lloj sekuestrimi nuk ndalon transmetimet televizive.

“Policia duhet te largohet nga ambientet e tv Ora, pasi nuk mund te behet gazetari me automatikun ne tavoline. Sekuestrimi nuk ndalon transmetimet televizive” shkruan Neza në facebook.

Neza nënvizon se çdo prani shtetërore në ambientet e gazetarëve kompromenton rëndë edhe qëllimin e sekuestros,cënon integritetin dhe pavarësinë e medias, përbën presion fizik dhe psikologjik direkt mbi gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?