Gazetari ngre alarmin: Po shiten informatorët e policisë te grupet kriminale

Duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale në rang republike gjatë ditëve të fundit, gazetari Spartak Koka ngre alarmin për mungesën e punës parandaluese nga policia. I ftuar në studion e Klan News me moderatorin Leftion Peristeri, Spartak Koka theksoi se mungesa e punës parandaluese vjen si pasojë e shkatërrimit të rrjetit të informatorëve të Policisë së Shtetit.

”Janë zbuluar, ka shumë raste që informatorët janë zbuluar dhe janë kërcënuar nga krimi i organizuar, çka tregon se brenda strukturave të policisë ka drejtpërdrejt implikim të segmenteve të caktuara që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Ky është një lajm jo i mirë dhe një lajm i cili nuk i nxit qytetarët për të raportuar dhe për të informuar dhe për t’u dhënë policisë informacion të dorës së parë që do shërbente për parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ose për kapjen e autorëve pas ngjarjeve siç mund të jetë rasti i fundit i z.Nikulaj që në rast se nuk do kenë bërë ndonjë gabim ata, një informacion cilësor rreth autorëve do duhet të ndihmonte strukturat e policisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?