Gazetari: Një 71-vjeçar “neutralizohet” me psikolog, jo me armë e snajper

Një 71-vjeçar në qytetin e Elbasanit, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, u kthye në epiqendrën e mediave në vend duke mbajtur për 5 orë përreth vetes drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe forca të shumta policore, përfshirë edhe ato speciale.

Pas rreth 5 orësh negociatash, RENEA nuk mundi të bindë Lefter Zhidrun të dorëzohet dhe u vendos ekzekutimi i tij.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe gazetari Lutfi Dervishi, i cili nuk e përshëndet vendimin e policisë për neutralizimin e 71-vjeçarit, raporton Ora News.

Sipas tij, ai duhej “neutralizuar” me psikolog dhe jo me armë e snajper.

“Një 71 vjeçar i armatosur, i mërzitur me gruan, i lodhur dhe ndoshta me probleme mendore- mund të “neutralizohet” me një psikolog dhe nuk ka nevojë për armë e snajper.

P.S nëse ai vetë po sheh live televizionet me siguri po pyet veten: ku po ndodh kjo ngjarje?!”, shkruan gazetari në postimin e tij.

SHKARKO APP