Gazetari: Një drejtues policie me tha para zgjedhjeve se çdo kandidat i LSI është nën përgjim
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 22:57

Ylli Dylgjeri
Gazetari Ylli Dylgjeri thotë se para zgjedhjeve, nga një komunikim me një drejtues policie, i është thënë se çdo kandidat i LSI-së ka qenë nën survjim.
Në një postim në Facebook, Dylgjeri shprehet se oficeri i policisë kriminale i ka thënë se “çdo kandidati per deputet te LSI-se eshte vene ne pergjim ambjental”.
Postimi i plotë i gazetarit Ylli Dylgjeri në Facebook:
LSI partia me e çensuruar…
Pse si the dje keto, çrëndësi kanë sot? – zoti Dylgjeri, apo se humbet thellë?
Jo, nuk fola. Nuk fola sepse edhe mund “të vrisja” motivimin e elektoratit dhe kandidateve në votim. Njeheresh Une e di si ish nepunesi me larte i MB se
kur te gjithe partite hyne me nje program ne zgjedhje Partia ne qeverisje hyn me dy. Me ate te qeverises,
dhe programin e policise. Dhe meqe program qeverises nuk kishte, siç e pranoj edhe Kryeministri, Une u njoha pak me programin policor. Njoha kete program qe udhehiqej nga titulli: LSI per skrap!
Po flas sot, per te treguar te verteten e per ti shtuar “Librit te Zi” te poszgjedhjeve qofte dhe nje fakt.
Dhe fakti eshte ky:
Nje jave para votimeve takohem me nje oficer te policise kriminale. I njohur im prej vitesh. Me fton
per kafe e ne bisede me pyet:
Do te fitoje deputet LSI ne keto zgjedhje apo jo? A jeni serioze? Shume lehte duket e keni marre fushaten…
Ku e sheh Ti kete? – e pyes
Po, e shoh çdo dite ne qendrat elektorale ne zonen X.
Une e mas punen me ate qe shoh ne kampin tjeter.
Aty, ku ushtroj aktivitetin Une, jane ngritur 2 qendra te PS. Hyne e dalin dhjetra vete ne dite, militantet te PS, qyterare, hallexhinj, qe priten nga deputetet, nga te zgjedhurit, apo patronazhistet. Pyetja qe me vret veshin aty eshte: “Çfare halli keni dhe kur do te ta zgjidhim? Nuk iken kush pa mbaruar pune…Dhe per kete jane vene ne dispozicion drejtore te bashkise,
te ministrive, zyra, e gjithshka. Aty nuk del njeri pa mbaruar pune. Ndaj ju pyes se si do ta mbani Ju elektoratin? Çfare premtoni? Ne fund po te them dhe diçka operative:
Çdo kandidati per deputet te LSI-se eshte vene ne pergjim ambjental. Priten te kapen me shuma te medha lekesh ne xhep. Deri tani nuk ka goditje sepse na rezultojne me pak euro xhepave dhe per nje kandidat qe meret me biznes pranohet qe te kete kaq leke ne xhep”, Keto me beri me dije polici kriminal.
Ne fund, nese kjo klime parazgjedhore, ishte normale, qytetare, per te mos thene europiane se eshte larg, atehere te nderuar analiste, kudo ku komentoni e debatoni pranoni se kjo ka vetem nje emer: Çensure fashiste. Skrapi u arrit por nuk eshte shkrire. LSI jeton.
KOHA JONË SONDAZH

