Gazetari nxjerr videon nga selia e PD: Kishte skuadër sulmi por edhe mbrojtjeje

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të shkëputur nga protesta e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Përmes pamjeve të publikuar në “Facebook”, Hoxha tregon se në PD nuk kishte vetëm protestues që donin të futeshin brenda selisë, por edhe një skuadër që e mbronte atë.

Ai shkruan se në pamjet e mëposhtme shihet se si skuadra e mbrojtjes vepron në koordinim me skuadrën e sulmit.

Kishte skuader sulmi, por kishte dhe skuadron mbrojtje…

Asnje zhgenjim…

Ndodhi fiks si e kisha publikuar prej ditesh në media.

Me 8 janar, nuk do te kishte vetem grup sulmi, por do kishte dhe skuadron mbrojtje.

Pamjet me poshte deshmojne qarte se si skuadra e mbrojtjes, vepron në kordinim ndaj grupit të sulmit.

Jane 5 pjestare te skuadres qe del nga zyrat e katit të dyte të PD, tre prej të cileve të armatosur me bishta kazme dhe dy të tjere me spraj gazlotues, të cilet sulmojne grupin e mbeshtetesve të Berishes qe sapo jane ngjitur në ballkonin e katit të dyte.

Uroj qe kryeprokurorja tropojane e Tiranes, e cila zbarkoi e para në vendngjarje, të kete urdheruar sekuestrimin e gjitha bishtave të kazmave dhe lopatave, brenda dhe jashte selise se PD-se…”,-shkruan gazetari në reagimin e tij.

SHKARKO APP