Gazetari: Të dënuarit marrin leje nga burgu e kryejnë vrasje me pagesë

Në emisionin e sotëm Dritare në News24, u diskutua për arrestimet e bëra së fundmi nga policia.

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi përgjatë diskutimit se shumica e të burgosurve marrin një ditë leje, por ata janë vrasës me pagesë dhe persona me precedent të theksuar penalë.

“Por ka dhe kriminelë të cilët vrasjet i kryejnë brenda vendit por në sistemin TIMS rezultojnë të jenë jashtë vendit,” tha Zhabina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Zhabina u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai theksoi se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk dihet ende nëse Dako implikohet në veprimtari të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?