Gazetari thirrje të fortë Bashës: Përjashto nga PD deputetët që shkuan te Berisha

Tryeza e Bardhit me Berishën, ka lëvizuar ujërat në politikë. Gazetari Reldar Dedaj, thotë se Lulzim Basha duhet të përjashtojë nga Partia Demokratike të gjithë deputetët që morën pjesë në takimin me Sali Berishën.

Për të mbështetësit e Gazment Bardhit nuk përfaqësojnë filozofinë dhe aspiratën që ka Partia Demokratike dhe këtë e treguan me këtë takim të cilin ai e ka cilësuar një “gafë”.

“Deputetët që shkuan në tryezë me Sali Berishën, duhet t’i përjashtojë nga Partia Demokratike. Në mënyrë urgjente Këshilli Kombëtar duhet të marrë vendimin që ata të përjashtohen nga Partia Demokratike, sepse nuk përfaqësojnë filozofinë dhe aspiratën që ka Partia Demokratike. Ata kanë bërë një gafë teknike, infantile.

Në vend që të shkonin te Partia Demokratike, të ishin pjesë e atij grupi parlamentar të përbënin shumicën, të uzurponin gjithë retorikën, ata shkuan te Rithemelimi duke bërë një akt të paprecedentë sepse të gjithë ata janë pjesë e 8 janarit. Lulzim Basha ka të gjithë të drejtën për t’i p[përjashtuar si deputetë të partisë demokratike, nga parlamenti nuk i përjashton dot, por si pjesë e partisë demokratike, duhet t’i përjashtojë”,-tha Reldar Dedja.

SHKARKO APP