Gazetari Tomorri: Hetim tenderit 20 milionë dollarësh të identifikimi elektronik, pajisjet s’po përcjellin asnjë informacion e përditësohen ngadalë
Gazetari Klodian Tomorri ka kërluar hetim për tenderin e identifikimi elektronik në zgjedhjet e sotme.
Ai shkruan se kompania Smartmatic ka marrë 20 milionë dollarë pa tender e pa garë ndërkohë që përditësimi i të dhënave është tejet i ngadaltë.
Tomorri thekson se deri në orën 12:00 ishin përditësuar 45 qendra votimi nga 5199 qendra votimi ndërsa në orën 13:00 përditësimi ishte 65 qendra votimi.
“Plot 20 milione dollare i dha KQZ-ja kompanise Smartmatic per te bere identifikimin elektronik te zgjedhesve. Tender pa gare fare, me bisede ne tavoline. Lere qe pajisjet qe nuk punojne ne nje sere qendrash votimi, por edhe ato qe punojne, nuk po percjellin asnje informacion. Ora 14 tani, por per pjesmarrjen e ores 13 jane perditesuar vetem 65 qendra votimi nga 5200 qendra, qe ka vendi ne total. Per oren 12 vetem 45 qendra votimi. Per cfare i moren 20 milione dollare keta? Se kishte me shume informacion kur votohej me deftere. Hetim tenderit, hetim. Boll me me kete historine, qe merren para nga buxheti dhe nuk behet asgje.” – shkruan Tomorri në Facebook.
Lexoni edhe….
- “Pjesëmarrja masive në votime, shenjë e keqe për qeverinë”
- Video/ Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë. Dilni e votoni masivisht!
- Kandidatja e PS në Vlorë shkel ligjin, voton me maskën e partisë
- Presidenti Meta: Votoni për kandidatët më të mirë! Eshtë AKT patriotik për të votuar
- Presidenti Meta: Do jem në Vlorë dhe kudo që njerëzit të kenë nevojë (VIDEO)
- Monika Kryemadhi: Të gjithë të votojnë!
- Denoncimi i Bahri Shaqirit: Grupe të armatosura po u bëjnë presion votuesve
- Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste
- Luan Rama: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit!