Gazetari: Zbërthimi i bisedave në “SKY ECC” do tronditë institucionet në Shqipëri
Gazetari Eni Ferhati thotë se komunikimet në aplikacionin “SKY ECC” do zbardhin shumë ngjarje të tjera kriminale dhe korruptive, pasi ka 16 mijë përdorues shqiptarë, mes të cilëve politikanë, biznesmenë dhe zyrtarë. Ai deklaroi se zbërthimi i bisedave mund të tronditë organet ligjzbatuese në Shqipëri.
“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, deklaroi Ferhati për ”Euronews Albania”.
“Presim që nga zbërthimi i bisedave të tjera të këtij aplikacioni ‘Sky’, ku me anë të letërporosive Prokuroria e Posaçme merr pothuajse çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë, mund të kemi një tronditje të organeve ligjzbatuese në Shqipëri”, shtoi ai.