Gazetarja Alba Kepi: Rai 3 dhe Tg 3 që u morën me drogën në Shqipëri janë vlerësuar me çmim
Në një lidhje me Skype nga Itali, në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, gazetarja Alba Kepi ka bërë një pasqyrim të situatës së krimit dhe drogës së pasqyruar nga Rai 3.
Kepi tha se gazetari që është marrë me çështjen e drogës në Shqipëri është vlerësuar me çmim në Itali.
Alba Kepi: Në Dhomën e Deputetëve, gazetari Valerio Catanni, ai që ka realizuar dokumentarin “Narkotika”, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit mbi Shqipërinë. Rai 3 dhe Tg 3 janë vlerësuar me çmimin “Drejtësi dhe e vërteta”. Në puntatën e fundit të dokumentarit “Narkotika” trajtohet çështja e drogës në Shqipëri. Rai 3 është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e Rai 3 për Shqipërinë, në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuar, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese.