Gazetarja Anila Hoxha zbulon goditjen e radhës të SPAK: Do t’iu shkaktojë dhimbje koke!
Gazetarja Anila Hoxha zbuloi sot në emisionin ‘Breaking’ goditjen e radhës të SPAK për tenderat e dyshimtë si pjesë e aferave të korrupsionit.
“Kam përshtypjen se do kemi çdo ditë arrestime, Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të vihet së shpejti në funksion. Kam përshtypjen se do të ndiqet strategjia ndiq paratë. Anëtarët e BKH-së janë juristë dhe ekonomistë dhe jo me profesion policë. Kam përshtypjen se hetimi i krimeve financiare, do t’u shkaktojë dhimbje koke, për shkelje të barazisë në tendera dhe që bëhet fjalë për miliona euro. Që nga viti 2000 ka pasur shumë hetime dhe denoncime ende s’ka pasur tenderdhënës të shpallur fajtorë. Ne mund ta kuptojmë mirë dieferencën e një polici shqiptare të veshur me uniformë dhe ta krahasosh me një polic të rajonit në Maqedoni, Malizin e Zi. Paratë janë dhënë dhe polici nuk është i veshur”, tha Hoxha.