Gazetarja britanike që iu refuzua qëndrimi në Shqipëri: Absurde të akuzohem si spiune

Gazetarja britanike, Alice Elizabeth Taylor, e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ka folur mbi refuzimin e lejes së qëndrimit në Shqipëri, duke u shprehur se është absurde që një gazetare të konsiderohet si spiune.

“Thjesht fakti se si një gazetar nuk i lejohet të raportojë në lidhje me çfarë do lloj teme pa u etiketuar si spiun për ndonjë shtet, është thjesht e frikshme. Unë kam dhashë disa informacione mbi situatën politike në Shqipëri për Russia Today”, është shprehur Taylor.

Më pas ajo ka treguar edhe se çfarë i kanë thënë në Zyrën e Emigracionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mundet mbase të jetë koincidencë sepse vetëm disa ditë pasi raportova për Russia Today, çuditërisht leja e qëndrimit nuk rinovohet. Por, unë si gazetare nuk e besoj këtë. Përpara se të ndodhte kjo, më është thënë që çdo gjë është në rregull dhe se leja do të rinovohet. Më vonë, nga njëjta zyrë më thuhet se dikush më lart se drejtori i zyrës së emigracionit, më thanë se leja është anuluar”, u shpreh britanikja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja britanike  rrezikon që të largohet nga Shqipëria për shkak se i është mohuar leja e qëndrimit në vendin tonë me pretendimin se është agjente ruse, akuzë e mohuar nga vetë Taylor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?