Gazetarja e njohur e politikës: Me urdhër partie i hidhet benzinë zjarrit!
Nga Mimoza Koçiu
Me urdhër partie i hidhet benzinë zjarrit, për të çuar në vend, vullnetin e kujt e ndjen veten Shtet, të pandalshëm e mbi çdo ligj, normë, llogjikë!
Askujt nuk i shkon nëpërmend se duhet nxitur cdo përpjekje sado e vogël për dialog, e se kjo situatë duhet të skuqë fort, secilin që ka një zë vendimmarrës, që nga rradha e parë, tek ajo e fundit!
Por jo, meraku është të kënaqet i madhi, që do të tregojë forcën e pushtetit e të numrave në kuvend, pa ç’rëndësi ka se çfarë prodhohet!
Ky vend ka marrë jo pak njolla turpi, pikërisht për shkak të politikës, e në 2019 e njëjta mendësi prej të forti, që mendon se ky vend mund të përballojë një tjetër njollë! Çfarë po na ofrohet është shembulli i forcës, e forca e shembullit, që u artikulua me retorikë të zgjedhur në shtator 2013 në të njëjtën sallë.
Dhe është thjesht e pështirë! P.S. Qershia mbi torte pastaj, te shfaqurit sikur sapo ke zbritur në Shqipëri nga një planet tjetër!
KOHA JONË SONDAZH

