Gazetarja e pyet për kryebashkiakun Leli, Rama: Nuk ishe në atë mbledhje

Gjatë konferencës me gazetarët pas ngjarjeve kriminale në vend, Edi Rama është pyetur edhe për pakënaqësinë e tij ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Gazetarja duke i’u referuar edhe takimit në fundjavë me strukturat e PS në Vlorë, ku kreu i qeverisë nuk i ka kursyer kritikat për Lelin, e pyeti Ramën për zanafillën e këtij konflikti. Rama u përgjigj duke thënë se gazetarja nuk e di se çfarë ka thënë në atë mbledhje, pasi nuk ka qenë aty.

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nuk janë aspak të mira, pasi ky i fundit nuk pranoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Dyert në PS dhe qeveri janë mbyllur për Dritan Lelin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?