Gazetarja nxjerr direkt në transmetim hashashin. Mbërrin policia në televizion

Në përfundim të procedurave nga ana e Policisë së Shtetit, drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur” në News24, është prononcuar në lidhje me atë që ndodhi pas emisionit të djeshëm ku u fol për kanabisin. Eni Vasili u shpreh se ka firmosur një procesverbal dhe ka lënë kontakte për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse do të ketë keqkuptime. Gazetarja gjithashtu thekson se e prisnin një reagim të Policisë së Shtetit, pasi e kishin marr parasysh të ndodhte një gjë e tillë.

“Besoj se procedura ishte diçka normale dhe janë në dispozicion të autoriteteve për të dëshmuar. Fakti që është kaq e thjeshtë që të mbërrijë në emision një degë kanabisi tregon se sa shqetësuese është ky fenomen”, ka thënë Vasili.

Intervista

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ndodhi, pse erdhi policia?

Swiss Digital Mobile Reklama

U lajmëruam që kishin ardhur forcat e antidrogës, që kishin për qëllim sekuestrimin e bimës që e transmetuam për dy orë në emision. Kjo ishte një proçedurë normale, ne kishim parashikuar ta digjnim ose ta depozitonim vetë në polici. Erdhën qetësisht e sekuestruan bimën me mirësjellje. Ishin diku 2 apo 3 oficerë.

Unë firmosa këtë procesverbal dhe lashë kontakte për çdo paqartësi që të kenë ata nevojë. Besoj që kjo është një procedurë normale. Është e rrallë të transmetohet një bimë e tillë por ajo u përdor për të simbolizuar debatin e madh që po bëhet për të gjitha dëmet që po sjell në ekonomi por edhe imazhit të Shqipërisë kudo në botë, imazhi i një vendi që mbillet dhe trafikohet në masë kanabisi. Ishin dy orë të nxehta me debat, ishte mjaft interesant se si u përplasën dy deputetët, edhe njëherë tjetër përfaqësues të politikës bien në të njëjtën grackë, i drejtojnë gishtin njëri¬tjetrit. Tonalitetet e larta por edhe analiza e detajuar e kolegëve Hoxha e Lala demonstruan se sa sensitive është kjo temë. Këtë e dëshmoi audienca dhe mesazhet në Facebook. Mendoj që procedura e policisë ishte normale. Nuk dua të jap shpjegime se si ka mbërritur kjo degë në studio. Edhe fakti që mbërrin është shqetësuese, por një gazetar nuk i tregon burimet e tij.

E firmosët vetëm ju procesverbalin?

Po m’u kërkua ta firmos në prani të drejtorit të Përgjithshëm në News 24, Andi Tela.

Si u sollën policët?

Në fillim kërkuan që ne të ishim vetëm, ne insistuam që të ishim me kamerat tona, ndaj kemi edhe mundësinë e këtyre pamjeve. Kur dola nga emisioni forcat e policisë kishin mbërritur. Në dalje i kemi takuar, të gjithë kanë qenë aty edhe deputetët Dogjani e Ndreu.

Kanë pranuar që të ishin edhe kamerat?

Po kanë pranuar… Nuk di me çfarë kanë ardhur policët, nuk di më detaje.

http://www.dailymotion.com/video/x4tzmj1_eni-vasili_news#tab_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?