Gazetarja ironizon Ramën: Mos sill më në redaksi kaseta si të TVSH-së, para ’90
Ankesa e kryeministrit Edi Rama në Parlament se mazhoranca nuk ka pasur mundësi të informojë njerëzit është kundërshtuar nga redaktorja e lajmeve në ABC News, Mimoza Koçiu.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Koçiu thekon se çdo gazetar i akredituar, redaktor, kryeredaktor, drejtor medie është ‘rrëzuar’ se qeshuri kur e ka dëgjuar, sepse do hape emailin e do gjeje materialet e gatshme.
“Kryeministri në parlament po pranon si faj, se mazhoranca nuk ka patur mundësi të informojë njerezit si duhet mbi punën e saj për qytetaret, se opozita nuk ia ka mundësuar debatin normal në Kuvend. Me siguri çdo gazetar i akredituar, redaktor, kryeredaktor, drejtor medie është rrëzuar se qeshuri kur e ka dëgjuar, sepse do hape emailin e do gjeje materialet e gatshme, qe sillen çdo ditë, e qe cdo media detyrohet t’i përcjellë për shikuesit e lexuesit si ‘lajm’. Por kryeministri ka te drejte: materialet jane të dobeta e kane stilin e TVSH se para viteve 90”, nënvizon Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

