Gazetarja Klodiana Lala: Njerëzit e Martinajt janë vënë në shënjestër nga Policia

Këtë të hënë, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e Ervis Martinaj. Nga aty Policia doli me armë e municione luftarakë, dhe pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

Gazetarja Klodiana Lala, thotë se familjarët e Martinaj janë vënë në shënjestër kohët e fundit nga Policia e Shtetit. Për të një i njohuri i tij është shoqëruar për armëmbajtje pa leje, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpitë e xhaxhallarëve të Martinajt, Faik dhe Rakip Martinaj.

”Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinaj.

Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqëruar dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje”.

SHKARKO APP