Gazetarja Llabani: Prokuroria nuk e ka marrë të pandehur Alba Klosin

Gazetarja Anduena Llabani, thotë se prokuroria nuk e ka marrë të pandehur Alba Klosin. Ajo tha se ka pasur edhe 15 persona të tjerë që kanë tërhequr kallëzimet nga frika se do të pyeten për pasurinë e tyre.

”Prokuroria nuk e ka marrë të pandehur zonjës Alba Klosi. Duhet parë nëse do të shkohet për të kontrolluar formularët që ajo ka plotësuar për pasuritë si një zyrtare shteti. Ajo që dimë ne është se ajo nuk është marrë në pyetje, përpos rastin për vjedhjen.

Duhet parë se ku do të shkohet me këtë histori që doli nga një sanitare që kishte vite që punonte në shtëpi. Klosi ua ka referuar shumë shoqeve të veta këtë pastruese, edhe personave të njohur publikë. Ndërkohë ka pasur edhe 15 persona të tjerë që kanë tërhequr kallëzimet nga frika se do të pyeten për pasurinë e tyre”,-tha në ”Ora News”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?