Gazetarja Metushi jep të dhëna të forta: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja Bleona Metushi flet për arrestimet e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda. Ajo sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe.

“Prokuroria e Durrësit thotë se në verën e 2024, një histori e cila ka nisur në fillim të korrikut 2024, kompania Sokolaj sh.p.k. ka arritur të kontrabandojë apo të kalojë, duke fshehur dhe falsifikuar faturat, një sasi prej 2.8 tonësh lëndë dhe mbetje, të cilat u konstatuan e u konsideruan më pas nga Prokuroria e Durrësit dhe një laborator në Itali, që mori 11 mostra nga këta kontejnerë, si të rrezikshme, të cilat kishin kaluar në doganën shqiptare duke falsifikuar. Çështja e famshme e mbetjeve të Kurumit, aty ku kompania Sokolaj i kishte blerë fillimisht. Prokuroria dyshon se shoqëria Kurum dhe shoqëria Sokolaj kanë qenë në dijeni të faktit se ishin duke transportuar dhe nxjerrë kontrabandë nga vendi ynë mbetje, të cilat klasifikoheshin të rrezikshme dhe jo ashtu siç ata kishin shënuar në faturën e cila ishte dubluar. Prokuroria ka indicie që ata kanë pasur dijeni që mbetjet që ishin duke nxjerrë kanë qenë të rrezikshme dhe, sipas hetimeve, nuk është rasti i vetëm, pasi edhe tre dërgesa të tjera që janë dërguar nga shoqëria Sokolaj, të blera nga shoqëria Kurum, dyshohen të jenë të rrezikshme”, tha ajo.

Për këtë çështje, nën akuzë janë vënë edhe persona të administratës shtetërore, pikërisht nëntë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Kjo agjenci, sipas Prokurorisë së Durrësit, ka qenë jo e pranishme në kontrollin që duhej të bënte për këto mbetje, duke rezultuar kështu në shpërdorim detyre për të gjithë të akuzuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë nëntë punonjës të administratës shtetërore, të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë së Durrësit për shpërdorim detyre. Në argumentet që janë dhënë nga ana e Prokurorisë, e të pranuara më pas nga Gjykata e Durrësit, që ka lëshuar edhe masat e sigurimit për drejtuesen aktuale dhe ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, konsiderohet shkelje nga ana e Prokurorisë së Durrësit, për faktin se kjo agjenci ka qenë inekzistente në kontrollin që duhej të bënte. Sipas Prokurorisë, deri më tani, qoftë edhe për faktin e akuzës së shpërdorimit të detyrës, nuk ka shkuar më tej duke vërtetuar korrupsion. Megjithatë, ky është përfundimi i fazës së parë të hetimeve”, tha ajo në ”Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto mbetje, të cilat janë të sekuestruara, ndodhen ende në Durrës dhe priten hapa të mëtejshme për administrimin e tyre, për shkak edhe të klasifikimit të rrezikshëm që kanë. “Këto mbetje të rrezikshme aktualisht ndodhen të sekuestruara, ndodhen në Durrës. Janë nën administrimin e Agjencisë, që i ka administruar ato që prej momentit të mbërritjes në tetor të 2024 në Shqipëri dhe, sipas procedurave të cilat duhet të ndiqen më pas për mënyrën e trajtimit të mbetjeve të tilla, do të ketë një procedurë dhe institucione të tjera që duhet të merren me to, pasi duhet të ketë një kujdes të veçantë”, sqaron ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?