Gazetarja: Nano nxorri çadrat e ushtrisë për qytetarët në kufi, Xhaçka u sigurua që fluksi ishte si në media
Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një paralelizëm midis asaj që ndodhi sot në Kakavijë ku u demonstrua rënia e shtetit dhe një situatë të ngjashme krize humanitare në kufi në periudhën e qeverisjes së Nanos, i cili e zgjidhi atë situatë duke vendosur çadra për qytetarët.
Historisë i pëlqejnë barsaletat!
Një ditë gushti si kjo, kur Nano ishte kryeministër, u përpoq ta zgjidhte krizën më të madhe në kufi me shqiptarë që prisnin për të kaluar në Greqi, duke instaluar çadra të ushtrisë për ndihmë mjekësore dhe ushqimore
Sot, ndonëse radhët janë shtrirë në kilometra të tërë, në të njëjtin segment, ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka pasi sigurohet që fluksi është ashtu siç shfaqet në media, shkon dhe takon kryebashkiakët e Dropullit, Gjirokastrës dhe prefektin. Se çkuptim ka, ec e merre vesh. Mbase ata do u bëjnë testin e covidit atyre që presin në radhë? Mbase do ndihmojnë Forcat e Armatosura që të shpërndajne ujë, ushqime apo do vendosin çadra?
Ndërkohë, ish kryeministri Nano kushedi sa do ketë qeshur së brendshmi, teksa udhëtoi pikërisht sot drejt Greqisë përmes Kapshticës. Ndoshta ka treguar ndonjë barsaletë me popullin që shtegton çdo behar dhe asnjëherë nuk pati së paku një minister të Jashtëm të hajrit që të kujdeset për punët e jashtme të shqiptarisë!