Gazetarja: Nesër ditë e vrullshme për familjen Berisha, janë dy gjyqe që…

”Të nesërmen pritet një ditë e vrullshme për familjen Berisha”,-tha gazetarja Keti Banushi, duke iu referuar kështu seancës gjyqësore për Gërdecin ku është thirrur për si dëshmitar Shkëlzen Berisha dhe seancës për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO për Sali Berishën.

Të dy seancat gjyqësore do të drejtohen nga gjyqtarja Irena Gjoka. Banushi tha se mundet edhe të ndodhë që njëra prej seancave të shtyhet nëse avokatët do përpiqen të gjejnë justifikime sa i takon çështjeve proceduriale.

“Shkëlzeni është thirrur për herë të dytë, pasi 2 javë më parë refuzoi të paraqitej dhe nëpërmjet rrjeteve sociale pretendoi se nuk i kishte vajtur shkresa. Edhe po nuk u paraqit ka edhe dëshmitarë të tjerë. Është e njëjta gjyqtare në të dyja seancat. Nga praktikat që kemi patur nga herët e mëparshme, kam përshtypjen se avokatët do kapen tek procedurat për të shtyrë. Nesër një ditë e vrullshme për familjen Berisha. Në orën 09:00 paraqitet Shkëlzen Berisha. Ajo që kam bindje është se avokatët do bëjnë sërish kërkesa që të shtyhet seanca”.

SHKARKO APP